Site icon Telegrafi

Qeveria italiane dëshiron të ndërtojë urën më të madhe në botë

Qeveria ka mbështetur programin për punë publike, në të cilin, pos tjerash, parashihet ndërtimi i lidhjeve hekurudhore, autostradave dhe tuneleve me vlerë prej 17.8 miliardë euro.

Për projektin e urës janë paraparë 1.3 miliardë euro, derisa vlera e përgjithshme e këtij projekti është vlerësuar në 6.1 miliardë euro.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi që moti po merret me ndërtimin e urës më të madhe.

Kritikuesit e projektit vlerësojnë se ato para do të ishte më mirë të shpenzohen në riparimin e rrugëve lokale dhe infrastrukturës. Mbështetësit e ndërtimit megjithatë vlerësojnë se ky projekt do të hap vende të reja të punës dhe do t’i ndihmojë ekonominë italiane të goditur nga recesioni që të forcohet.

Exit mobile version