Telegrafi

Qeveria irlandeze pritet të vendosë për ndihmat financiare

Qeveria do të vendosë për këtë pas bisedimeve këtë të enjte, theksoi kryeministri irlandez Brian Cowen në Dublin. Më parë ministri irlandez i Financave Brian Lenihan nuk e përjashtoi mundësinë e marrjes së një pakete miliardëshe. Është e mundur të jetë i mjaftueshëm vetëm përpilimi i një plani shpëtimtar për raste emergjente në mënyrë që të qetësohen tregjet, tha ai.

Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble paralajmëroi gjatë një takimi me homologët e tij në Bruksel se gjendja e vështirë në tregjet e Irlandës mund të përhapet edhe në vendet e tjera si Portugalia apo Spanja.

Ndërsa presidenti i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, kërkoi një bashkëpunim më të mirë të shteteve të zonës së euros. /Telegrafi/