Telegrafi

Qeveria irlandeze ndihmon tri banka

Ministria e financave në Dublin, bëri të ditur, se Banka "Anglo Irish" do të mbështetet me 1,5 miliardë euro.

Në këmbim shteti do të marrë 75 për qind të të drejtëve të votës. Banka e Irlandës dhe "Allied Irish Banks" do të marrin respektivisht nga 2 miliardë euro.

Shteti iralndez do të marrë pjesë në këmbim me 25 për qind në kapitalin e instituteve të rrezikuara financiare.

Qeveria irlandeze ishte nga të parat që reaguan ndaj krizës financiare mbarëbotërore, dhe në fillim të muajit tetor premtoi një garanci të përgjithshme për të gjitha depozitat në gjashtë bankat më të mëdha të vendit, si dhe ato pranë pesë instituteve të huaja të kredisë.

Premtimi i garancisë në shumë prej 485 miliardë eurosh, u kritikua atëherë nga vendet e tjera të BE-së, si avantazh në konkurrencë.