Site icon Telegrafi

Qeveria investon në “komunikimin me të vdekurit”

“Daily Telegraph” njofton se Paul dhe Deborah Rees janë shpërblyer me 4.500 funte nga Qeveria britanike për të krijuar një medium, i cili do t’u gjendet pranë njerëzve të cilët kanë humbur të dashurit e tyre.

Çifit nga Uellsi do t’i shfrytëzojnë këto para për t’i mësuar njerëzit se si të kontaktojnë me miqtë dhe familjarët të cilët gjenden ‘në anën tjetër’.

“Njerëzit të cilët i kanë humbur prindërit ose fëmijët, e meritojnë respektin më të madh në botë për vuajtjen e tyre, dhe ata meritojnë një medium i cili do t’i respektojë ata. Puna jonë është të sigurojmë të dhëna bazë, për t’ua lehtësuar dhimbjen njerëzve. Asnjëherë më parë Qeveria nuk ka investuar në veprime të këtilla psikologjike, prandaj ne duhet ta dëshmojmë veten”, ka thënë Paul Rees.

Ndërkohë kritikë të shumtë kanë mbetur të habitur nga ky veprim i Departamentit për punë dhe pensione, ndërsa Kuvendi i Uellsit është duke e hulumtuar rastin.

Exit mobile version