Site icon Telegrafi

Qeveria ia ndalon Gjuriqit vizitën në veri të Kosovës

Shteti i Kosovës ia ka ndaluar Marko Gjuriqit të hyjë në Kosovë.

Gjuriqi synonte që të hënën të vizitonte veriun e Kosovës, por me një vendim të ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, atij thuhet se nuk do t’i lejohet hyrja.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se Hoxhaj e ka marrë këtë vendim në konsultim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

Exit mobile version