Qeveria në mbledhjen e së martës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Koosvës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha se për të kontribuuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka paraparë që pronat e ish-Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim FSK-së.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pronat që do t’i marrin në shfrytëzim janë prona të përcaktuara me propozim-vendim me njësi kadastrale në disa zona si Dumosh-Podujevë, Rajuevë-Podujevë, Kaqubeg-Podujevë dhe Llukar-Prishtinë. /Telegrafi/