Telegrafi

Qeveria i mban afro 270 milionë euro në bankat evropiane

Sipas Kohës Ditore, kjo ministri vitin e kaluar përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve kishte paraparë që vendi të përballej me një krizë buxhetore, e cila mund të vazhdonte deri në vitin 2013, për shkak të rritjes së investimeve kapitale, të cilën e kishte shkaktuar projekti i ndërtimit të autostradës.

Shuma prej afro 270 milionë eurosh, e cila në vitin 2008 ishte investuar në letra në vlerë nëpër disa banka të vendeve perëndimore nga ish-ministri Ahmet Shala, nuk figuron në draftbuxhetin për vitin 2011, i cili parasheh inkasimin e 300 milionë eurove nga shitja e aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës (PTK).

Paratë e “pazarit” të PTK-së qeveritarët i kanë paraparë t’i jepen kontraktorit për ndërtimin e autostradës, i cili për këtë punë pritet të paguhet afro një miliard euro. Kthimi i këtyre mjeteve në vend, sipas ministrit aktual të Financave, Bedri Hamza, i takon Bankës Qendrore. Ndërkaq, Ligji për menaxhimin e financave publike i jep kompetencë ekskluzive ministrit të Financave për kthimin apo investimin e mjeteve nëpër institucione financiare. /Telegrafi/