Telegrafi

Qeveria heq kufizimin e lëvizjes për qytetarët

Foto: Ridvan Slivova

Qeveria e Kosovës, të premten ka aprovuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Me vendimin e ri, Qeveria e ka hequr kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët nga ora 22:30 deri në ora 5:00 të mëngjesit, që ishte vendosur dy muaj më parë.

Për mos respektim të vendimit të lëvizjes deri me tani, qytetaret gjobiteshin deri 600 euro nga policia.

Lexo po ashtu Vendimi i ri i Qeverisë, lehtësohen masat antiCovid

Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ishte i ndaluar qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, vetëm në rast lëvizje urgjente.

Në mbledhjen e 35-të me radhë, Qeveria ka liruar një sërë masash tjera të cilat ishin ndërmarrë në luftën kundër COVID-19.

Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi sonte (premte), njofton Telegrafi.