Qeveria e Kosovës, të premten ka aprovuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Me vendimin e ri, Qeveria e ka hequr kufizimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët nga ora 22:30 deri në ora 5:00 të mëngjesit, që ishte vendosur dy muaj më parë.
Për mos respektim të vendimit të lëvizjes deri me tani, qytetaret gjobiteshin deri 600 euro nga policia.
Nga data 28 korrik 2020, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ishte i ndaluar qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, vetëm në rast lëvizje urgjente.
Në mbledhjen e 35-të me radhë, Qeveria ka liruar një sërë masash tjera të cilat ishin ndërmarrë në luftën kundër COVID-19.
Vendimi i Qeverisë hyn në fuqi sonte (premte), njofton Telegrafi.