Site icon Telegrafi

Qeveria Haradinaj planifikon të blejë vetura të reja

Shpenzimin e miliona eurove në blerje të veturave te reja, do ta vazhdojë edhe Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Blerja e veturave është përmendur në planin qeverisës për vitin 2017-2021.

Në këtë plan thuhet se administrata do të pajiset me vetura të reja, pasi që ato që kanë qenë deri tani janë më shumë se 13 vite në përdorim. Haradinaj do të kujdeset edhe për mirëmbajtjen e këtyre veturave.

“Projekte tjera Kapitale për funksionim të Administratës si ai i blerjes së veturave pasi që parku ekzistues i veturave është më i vjetër se 13 vite. Shërbimet e mirëmbajtjes e tejkalojnë blerjen e veturave të reja”, thuhet në planin qeverisës.

Përveç veturave, Haradinaj do t’i ndërroj dhe do ti plotësojë edhe pajisjet e teknologjisë informative. /Gazeta Fjala/Telegrafi/

Exit mobile version