Telegrafi

Qeveria i hapë rrugë nënshkrimit të marrëveshjes mbi 1 milion euro, mes MSH-së dhe Qeverisë Japoneze

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar rekomandimin nga Ministria e Shëndetësisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Qeverinë Japoneze.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, sektori i shëndetësisë në Kosovë do të përfitojë mbi 1 milion euro të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria miratoi rekomandimin tonë i cili i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë Japoneze, ku Ministria e Shëndetësisë do të përfitoj 1.1 milion euro e të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore. Një nga prioritetet e mia gjatë këtij viti do të jetë sigurimi dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore për spitalet tona, për të cilën po marrim çdo ditë përkrahjen e miqve dhe donatorëve. /Telegrafi/