Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar rekomandimin nga Ministria e Shëndetësisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Qeverinë Japoneze.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, sektori i shëndetësisë në Kosovë do të përfitojë mbi 1 milion euro të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore.
Këtë e ka bërë të ditur ministri Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Qeveria miratoi rekomandimin tonë i cili i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë Japoneze, ku Ministria e Shëndetësisë do të përfitoj 1.1 milion euro e të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore. Një nga prioritetet e mia gjatë këtij viti do të jetë sigurimi dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore për spitalet tona, për të cilën po marrim çdo ditë përkrahjen e miqve dhe donatorëve. /Telegrafi/