Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Dimitris Tzanakopoulos, në një deklaratë për “RealFM”, tha se marrëveshja me Maqedoninë për çështjen e emrit do të kalojë me shumicë parlamentare të zgjeruar.
“Në bisedime kemi ardhur në pozicion kobëtar, gjegjësisht emër me përcaktim kohor ose gjeografik dhe tërheqje të qëndrimeve irredentiste të fqiut. Përderisa mbi këtë arrihet marrëveshje, jam i sigurt se nuk do të ketë vetëm shumicë parlamentare, por edhe shumicë parlamentare të zgjeruar”, tha Tzanakopoulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa për marrëdhëniet mes Aleksis Tsipras dhe Panos Kammenos, zëdhënësi i qeverisë greke tha se ekziston lidhje e mirë mes tyre dhe nuk është në pikëpyetje stabiliteti i qeverisë./Telegrafi/