Site icon Telegrafi

Qeveria greke pret ekstradim të ish-shefit të njësisë për anti-terrorizëm në Maqedoni

Gjykata e Lartë e Greqisë ka kërkuar ekstradim të ish-shefit të njësitit special për luftë kundër terrorizmit në Maqedoni, njoftoi gazeta greke Kathimerini.

Gazeta shkruan se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Dejan Vuçoviq, i cili u arrestua në Selanik në fund të muajit shkurt, pasi ka pasur fletarrest ndërkombëtar ku dyshohej për tregti me drogë dhe posedim pa leje të armëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata ka pranuar kërkesën për ekstradim të pushtetit të Maqedonisë, duke hedhur poshtë pohimet se do të ballafaqohet me torturë dhe vdekje nëse kthehet në Maqedoni.

Vukçoviq pohoi se ka qenë i mashtruar nga funksionarë shqiptarë në vend dhe se akuzat kundër tij janë të lidhura me krizën politike. Ai ka dorëzuar ankesë ndërsa gjykata pritet të sjell vendim më 25 maj./Telegrafi/

Exit mobile version