Site icon Telegrafi

Qeveria greke dëshiron zgjidhje pa fitues ose humbës për kontestin e emrit

Qeveria e Greqisë do të bëjë gjithçka për zgjidhjen e kontestit të emrit me IRJM-në pa mos i rrezikuar interesat kombëtare, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

Në intervistën për radion “24/7”, informon AIM, ai sqaron se negociatat nuk janë proces në të silin duhet të ketë fitues dhe humbës.

“Duam të gjindet një zgjidhje në të cilën të gjithë do të jemi fitues”, tha Tzanakopoulos.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, në intervistën për radion greke, e përsëriti pozitën greke për emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm.

Gazeta greke “Ethnos” sot publikoi lajm se ndërmjetësi Nimetz ka shpalosur disa ide dhe propozime në gjuhën maqedonase dhe atë angleze. Gazeta greke thotë se në të gjitha propozimet e dhëna nga Nimetz është i përfshirë termi “Maqedonia”, ndërsa si emra të mundshëm “Ethnos” i përmendi: “Nova Macedonia”, “Upper Macedonia” dhe “Northern Macedonia”./Telegrafi/

Exit mobile version