Kabineti i kryeministrit grek, Alexis Tsipras, në lidhje me marrëveshjen me Maqedoninë ka thënë se Qeveria e Greqisë do t’i përmbahet asaj që parasheh marrëveshja, ndërsa për ratifikim dëshirojnë që të ketë shumicë sa më të madhe.
“Dëshira e qeverisë është që marrëveshja për zgjidhjen e problemit të emrit të ketë mbështetje nga shumica më e madhe e mundshme në Parlament. Pasi pala tjetër ka përmbushur detyrimet që dalin nga marrëveshja, qeveria do të sjell vendim kolektiv që kanë të bëjnë me procesin e ratifikimit, çdo herë duke respektuar ligjet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit”, thonë nga kabineti i Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata më tej kanë theksuar se pala greke është pajtuar për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë, por me sukses duhet të rezultojnë edhe reformat kushtetuese dhe referendumi.
Kabineti i Alexis Tsipras ka kritikuar liderin e partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kriyakos Mitsotakis, i cili në vazhdimësi kërkon zgjedhje.
Reagimi i kabinetit të Tsipras ka ardhur pasi partneri i koalicionit Panos Kammenos, në konferencë të jashtëzakonshme tha se për marrëveshjen e Prespës duhet të vendos populli në referendum ose zgjedhje./Telegrafi/