Telegrafi

Qeveria greke ashpërson masat e kursimit

Greqia ndodhet në "udhëkryq". Papandreu tha se do të luftojë për të marrë miratimin e shumicës së parlamentit për planin e kursimeve. Paketa e re parashikon kursime në nivelin e 28.4 miliardë eurove deri në vitin 2015.

Plani parashikon po ashtu përshpejtimin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, prej të cilave brenda vitit 2015 do të derdhen 50 miliardë në arkat e shtetit. Më pas, pjesë e masave priten të jenë rritja e taksave si dhe shkurtime të rrogave të punonjësve dhe disa ndihmave sociale, të cilat janë kusht për pagimin e kredive të reja nga kredidhënësit. /Telegrafi/