Telegrafi

Qeveria gjermane premton ndihmë për sektorin e energjisë

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i palës gjermane i projekteve që janë parashikuar të mbështesin në fushën energjetike të Kosovës nga Qeveria Gjermane në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror për këtë vit.

Me këtë rast zv.ministri Rexha, ka informuar palën gjermane për progresin e shpejte qe po shënon Kosova në plotësimin e infrastrukturës ligjore, e cila po përgatit Kosovën që në afate të shpejta të tërheq investime të konsiderueshme private në sektorin energjetik.

Ndërsa, Friederike Karcher zyrtare për Kosovën në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik e ka informuar zv.ministrin Rexha se Qeveria gjermane ndër prioritetet e para për mbështetje e ka sektorin e energjisë në Kosovë për këtë vit.

Qeveria gjermane në këtë vit fillimisht do të financoj studime të projekteve në fushat e ngrohjes së disa qyteteve dhe ato për rritjen e efiçiencës së energjisë” ka thënë Karcher.

Ndryshe, në takim të dyja palët janë dakorduar që të punohet bashkërisht në përgatitjen e Projekt propozimeve konkrete, ndër të cilat fusha e efiçiencës së energjisë dhe burimeve e ripërtëritshme.

Ndërkaq, përgatitja e përbashkët me shtetin gjerman në fushën e efiçencës është vlerësuar në takim se do të arrij që Kosova të përmbush obligimet të rëndësishme që ka ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë si nënshkruese e këtij Traktati. /Telegrafi/