Telegrafi

Qeveria gjermane diskuton një ndihmë prej 25 miliardë eurosh për ekonominë

Struck tha për gazetën "Berliner Zeitung", se janë planifikuar vazhdimi i programit për rikonstruksionin e ndërtesave, projekte transporti dhe mundësi të kufizuara në kohë për firmat për të zbritur nga taksat vlera amortizimi.

Sipas mendimit të presidentit të Shoqatës Gjermane të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ludwig Georg Braun, në Gjermani megjithë krizën financiare ndërkombëtare, nuk ka rrezik recesioni.

Gjermania ndodhet në një situatë aq të mirë, sa nuk ka asnjë shkak për shqetësime të tepruara, u shpreh Braun për gazetën "Bild".