Kryeministri i Republikës së Kosovës do të udhëheqë delegacionin kosovar të bizneseve dhe zyrtarëve shtetëror në Romë të Italisë, më 31 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik për zhvillimin e qarkullimit tregtarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.
Kështu thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës, me ç’rat janë ftuar për pjesëmarrje bizneset të cilat kanë interesim në procesin e shitjes së produkteve dhe blerjes së pajisjeve dhe makinerive të prodhuesve dhe mundësinë e bashkëinvestimit ndërmjet akterëve ekonomik.
“Forumi do të përqendrohet tek sektorët si: teknologjia agroindustriale, teknologjia e industrisë së ushqimit, teknologjia e industrisë së qumështit, teknologjia e përpunimit të drurit, tekstilit, mbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe teknologjisë informative. Në këtë Forum, prezent nga ana e Italisë do të jenë biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, do jenë edhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme.