Qeveria franceze ka paralajmëruar qytetarët e saj, që të mos përdorin kokainë për t’u mbrojtur nga coronavirusi, shkruan Independent.
Ky paralajmërim për kokainë është bërë si kundërpërgjigje ndaj shumë thashethemeve, se kinse droga e klasit A vret coronavirusin, transmeton Telegrafi.
“Jo, kokainë nuk mbron nga COVID-19. Është një drogë që krijon varësi dhe shkakton pasoja të mëdha shëndetësore”, thuhet në postimin e ministrisë franceze të Shëndetësisë.
Me këtë paralajmërim ministria ka për qëllim të zvogëlojë ndikimin e dezinformatave që po qarkullojnë në opinionin publik.
Paralajmërime të ngjashme kanë bërë edhe për lyerjen e trupit me alkool, duke pranuar se në këtë mënyrë nuk mbytet virusit që tashmë është në organizëm. /Telegrafi/