Site icon Telegrafi

Qeveria fillon procedurat për blerjen e objektit të ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin dhe Washington

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e informimit të Qeverisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për fillimin e procedurave për blerjen e objektit për nevoja të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, si dhe blerjen e objektit rezidencial, në Washington D. C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version