Telegrafi

Qeveria fillon ndryshimin e Ligjit për shëndetësi

Qeveria e Kosovës miratoi draft koncept dokumentin për plotësim ndryshimin e Ligjit për shëndetësi, i cili parasheh fondin për sigurime shëndetësore.

Qeveria e miratoi edhe shqyrtimin e propozim vendimit për ndarjen e 17 mijë e 580 eurove për përmbushjen e kontributit vjetor ndaj Qendrës Rajonale të nismës rajonale për migrim, transmeton kp.

Kurse, për mbledhjen e ardhshme është shtyrë propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e qeverisë të datës 15 mars 2016 që ka të bëjë me prokurimin digjital.