Qeveria sot në seancë pritet të debatojë dhe të sjellë vendim për mënyrën me të cilën do t’i informojë opinionin dhe qytetarët për rëndësinë e referendumit vijues dhe rëndësinë që për ardhmërinë e vendit e ka Marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin. Nga ana tjetër, opozita ende nuk del me qëndrim nëse do ta mbështes referendumin.
“Përmes fushatës do të përpiqemi që Marrëveshjen me Greqinë ta afrojmë deri te të gjithë qytetarët. Apeloj deri te të gjithë që të shohin se tërë ajo që ishte problematike për identitetin tonë është zgjidhur plotësisht. Është garantuar identiteti maqedonas, gjuha maqedonase, i përkthyer në të gjithë gjuhët. Kjo është luftë historike shekullore edhe e të parëve tanë”, tha Zaev pas panelit kushtuar përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai theksoi se Qeveria që të ndërmarrë masa me qëllim që të gjithë qytetarët në vend të stimulohen ta lexojnë Marrëveshjen dhe të informohen se çfarë në të vërtetë përmban ai.
Sipas Zaev, Qeveria dhe shteti kanë të drejtë të plotë që t’i informojnë opinionin dhe OBRM-PDUKM-ja opozitare, megjithatë, ende nuk ka dalë me qëndrim lidhur me referendumin.
OBRM-PDUKM-ja opozitare, megjithatë, ende nuk ka dalë me qëndrim lidhur me referendumin.
Lideri i partisë i Hristijan Mickoski përsëriti se do të prononcohet rreth asaj se si do të udhëhiqet fushata e referendumit, atëherë kur të përfundojnë konsultimet që i paralajmëruam në kuadër të organeve partiake dhe atëherë do të dalim me qëndrim zyrtar për opinionin.
Në pyetjen nëse partia e tij do të merr pjesë në fushatën informative për marrëveshjen e emrit, ai tha se Qeveria nuk ka kapacitet të përballet me një sfidë të këtillë dhe vlerësoi se opinioni në Maqedoni së shpejti do të jetë dëshmitar i një fiaskoje që për rrjedhojë do të ketë gjëra të padefinuara dhe të pavërteta.