Site icon Telegrafi

Qeveria e Maqedonisë fillon me emërimin e anëtarëve në Bordet drejtuese dhe të jashtëm

Qeveria në seancën e sotme do të fillojë me emërimin e anëtarëve të jashtëm dhe bordin drejtues, si bazë për emërimin e drejtorëve të rinj në kompanitë shtetërore dhe institucione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të numrit të madh, emërimi do të jetë edhe gjatë disa seancave në vijim.

Qeveria, në një seancë i ka shkarkuar të gjithë 1.500 anëtarët e jashtëm dhe bordit drejtues.

Qeveria atëherë kumtoi se shkarkimi i anëtarëve emërues nga qeveria paraprake është për të ndaluar dëmet e mëtejshme mbi Buxhetin, sepse ka informacione se bordi drejtues ka lejuar nënshkrimin e marrëveshjeve menaxheriale.

Në ndërkohë Gazeta zyrtare ka filluar t’i publikojë emrat e anëtarëve të shkarkuar të bordit të jashtëm dhe drejtues, por nga atje thonë se publikimi i emrave e cila do të shkojë me etapa, për shkak të materialit të madh, nuk e anashkalon shkarkimin. /Telegrafi/

Exit mobile version