Të hënën pasdite, Qeveria e ka votuar Projektligjin që krijon mundësinë e shndërrimit të “Trepçës” në ndërmarrje publike, shkruan sot Koha Ditore.
Në Projektligjin e miratuar është ndërhyrë, para se të dërgohej në Kuvend.
Fjalët “mund të” i janë hequr paragrafit që thoshte se “regjistrimi si ndërmarrje publike mund të bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato”.
Kësisoj, formulimi i ri i ka dhënë karakter obligues përfshirjes së komunave të veriut në vendimmarrjen për “Trepçën”.
Qeveria nuk ka treguar se si ka ndodhur kjo.
E juristët Dren Doli e Driton Selmanaj kanë thënë të përbëjë vepër penale kjo ndërhyrje thellësisht përmbajtjesore. /Telegrafi/