Telegrafi

Qeveria falënderon Parlamentin Evropian për rezolutën

Qeveria falënderon secilin anëtar të Parlamentit Evropian për mbështetjen dhënë Kosovës, përmes inicimit dhe miratimt të rezolutës.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj, të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të popullit të Kosovës, për plotësimin e të gjitha standardeve dhe kritereve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/