Telegrafi

Qeveria është angazhuar të sqarojë rrethanat e ndalimit të Haradinajt

Lidhur me ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/