Telegrafi

Qeveria ende s’ka emër për ministrin e ri të Bujqësisë

Pas shkarkimit të Nenad Rikalos, Qeveria e Kosovës ende nuk ka menduar për zëvendësuesin e tij në pozitën e ministrit të Bujqësisë.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë për Telegrafin se ende nuk ka ndonjë vendim për ministrin e ri.

Gashi tutje ka deklaruar se ende nuk dihet koha kur do të emërohet pasuesi i Rikalos.

Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj e shkarkoi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

“Nuk është caktuar ende askush. Nuk ka ndonjë datë, kurdo që vendosin do ta njoftojmë publikun”, ka thënë Gashi shkurt për Telegrafin.

Nenad Rikalo ishte shkarkuar ditën e shtunë nga kryeministri Haradinaj, pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate.

PSD-ja në mesin e pesë kushteve për ta votuar buxhetin, kishte kërkuar shkarkimin e ministrit serb.

Lexo po ashtu Boban Stankoviq pritet të jetë ministër i ri i Bujqësisë

Në media ditëve të fundit është raportuar se ministri i ri i Bujqësisë do të jetë nga Partia e Pavarur Liberale, e Slobodan Petroviqit.

Si emër gjithashtu ishte përmendur Boban Stankoviq, por që deri më tani nuk ka asnjë konfirmim. /Telegrafi/