Pas shkarkimit të Nenad Rikalos, Qeveria e Kosovës ende nuk ka menduar për zëvendësuesin e tij në pozitën e ministrit të Bujqësisë.
Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka thënë për Telegrafin se ende nuk ka ndonjë vendim për ministrin e ri.
Gashi tutje ka deklaruar se ende nuk dihet koha kur do të emërohet pasuesi i Rikalos.
“Nuk është caktuar ende askush. Nuk ka ndonjë datë, kurdo që vendosin do ta njoftojmë publikun”, ka thënë Gashi shkurt për Telegrafin.
Nenad Rikalo ishte shkarkuar ditën e shtunë nga kryeministri Haradinaj, pas kërkesës së Partisë Socialdemokrate.
PSD-ja në mesin e pesë kushteve për ta votuar buxhetin, kishte kërkuar shkarkimin e ministrit serb.
Në media ditëve të fundit është raportuar se ministri i ri i Bujqësisë do të jetë nga Partia e Pavarur Liberale, e Slobodan Petroviqit.
Si emër gjithashtu ishte përmendur Boban Stankoviq, por që deri më tani nuk ka asnjë konfirmim. /Telegrafi/