Qeveria kërkon, por ende nuk ka gjetur zgjidhje për Arkivin shtetëror pasi pikonte me të madhe në objektin e ri që duhej më mirë t’i mbrojë dokumentet me vlerë, e që ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, Mile Boshnjakovski, me rëndësi është që vendimi të jetë cilësor e jo i përshpejtuar. Për momentin nuk janë dëmtuar dokumente, por po bëhen vlerësimet e dëmeve të objektit.
“Po bëhet vlerësimi. Ndryshe, t’ju kujtoj se problematike nuk është vetën ndërtesa e arkivit. E dini se 90% e ndërtesave që janë ndërtuar në kuadër të projektit “Shkupi 2014” i kanë problemet e njëjta e që ne ballafaqohemi për çdo ditë si Qeveri por edhe institucionet që punojnë në ato objekte”, tha Boshnjakovski.
Ai nuk sqaroi cilat ndërtesa bëjnë pjesë në ato 90% ku janë regjistruar problemet e njëjta si në ndërtesën e Arkivit. Gjithashtu, ai nuk e përmendi as përgjegjësinë.