Site icon Telegrafi

Qeveria emëron 67 drejtorë të rinj të organeve, drejtorive shtetërore dhe institucioneve ndëshkuese

Qeveria bëri emërimin e 67 funksionarëve dhe drejtorëve të rinj të organeve, drejtorive shtetërore dhe institucioneve ndëshkuese që janë në kompetencë të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Komisioni për çështje kadrovike në Qeveri, për çdo person individualisht, i ka verifikuar përmbajtjet e dokumentacionit të parashtruar me qëllim që të kontrollojë nëse i plotësojnë kushtet për emërim dhe në përputhje me faktet, me konfirmimin për plotësimin e kushteve për emërime, Qeveria sot i ka shpallur vendimet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë’, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version