Site icon Telegrafi

Qeveria: Javën tjetër ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës të premten ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për pensionistët.

Ndërkaq, sot ka bërë të ditur se javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.

“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pension marrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, njoftoi të martën se, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të gjitha kategorive të pensionistëve, punëtorëve të sektorit publik e privat, si dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro shesë në muajin prill.

Familjet që përfitojnë asistencë sociale do të kenë po ashtu dyfishim të vlerës së saj për këtë muaj.

Sipas Kurtit, janë rreth 800 mijë qytetarë të Kosovës që do të përfitojnë nga këto shtesa të ndara nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike./Telegrafi/

Exit mobile version