Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Unicredit Bank Austria AG, nënshkruajnë sot një marrëveshje për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro.
Sipas njoftimit të MF-së, këto mjete do të shërbejnë për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe drejtoresha për eksport në UniCredit Bank Austria AG, Sabina Eder.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu. /Telegrafi/