Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) bëri të ditur se Qeveria ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të, siç e gjykuan, “braktisjes së agjendës evropiane”.
Një reagim i tillë ka ardhur edhe pasi Qeveria e Malit të Zi ka miratuar të premten Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, DPS ka thënë se Grupi i Deputetëve të kësaj partie është i autorizuar që gjatë javës së ardhshme të ndërmarrë veprime adekuate ligjore në Kuvend.
Vlada Dritana Abazovica nema više našu podršku jer je za DPS prioritet, bio i ostaje, Evropska agenda. Bez kalkulacija smo podržali vladu vjerujući da nam je EU zajednicki cilj. Sada kada je nažalost jasno da nije tako, opet bez kalkulacija nastavljamo da se borimo za isti cilj.
— Jevto Eraković (@drJevtoErakovic) July 10, 2022
“Në seancën e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve, të cilën e kryesoi kryetari i kësaj partie, Milo Gjukanoviq, është shprehur keqardhje për ndryshimin e kursit politik të Qeverisë së Malit të Zi, i cili në kundërshtim me marrëveshjen politike për formimin e saj, braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me ngut, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa konsultim me publikun profesionist lidhi kontratën me KPS-në, duke i shkaktuar dëme të pallogaritshme interesave shtetërore të Malit të Zi”, citohet të jetë thënë ndër tjerash.
Dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pozdravljam odluku Predsjedništva DPS. Odgovorno je i državnički kada nijeste u mogućnosti da pomognete državi, da joj makar ne odmažete. Vidjećemo šta je stav većine poslanika. #CG mora dalje – kriminal, korupcija i nacionalizam nijesu opcije. Pobijediće evropska budućnost! 🇲🇪🇪🇺
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) July 10, 2022
Ai ka mirëpritur vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për të mos përkrahur Qeverinë e kryesuar prej tij.
“… Do të shohim se cili është qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të vazhdojë – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë!”, ka shkruar Abazoviq në Twitter. /Telegrafi/