Kryeministrja britanike Theresa May i ka mbijetuar një vote të mosbesimit në Parlamentin britanik. Qeveria e May fitoi 325 me 306.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në argumentimin e tij, udhëheqësi i Laburistëve Jeremy Corbyn argumentoi se administrata e znj. May kishte humbur të drejtën për të qeverisur gjatë një debati gjashtë orësh mbi mocionin e tij.
Gjithsesi, partia e tij nuk ka përjashtuar paraqitjen e mocioneve të mëtutjeshme të mosbesimit.
Duke reaguar ndaj rezultatit, znj. May u tha deputetëve se do të “vazhdojë të punojë për të përmbushur premtimin solemn për popullin e këtij vendi për të dhënë rezultatin e referendumit dhe për të lënë Bashkimin Evropian”.
Ajo i ftoi udhëheqësit e të gjitha partive që të takonin vetë me të në rrugën drejt Brexit, duke filluar sonte, por u bëri thirrje atyre t’u afroheshin atyre me një “frymë konstruktive”.
Ndryshe, deputetët britanikë kanë votuar gjatë së martës kundër marrëveshjes së kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.
Po sipas tyre, Parlamenti votoi 432 me 202 kundër marrëveshjes së saj, që po vlerësohet si humbja më e keqe parlamentare për një qeveri në historinë e fundit britanike – dhjetë javë para kohës kur vendi parashihej të largohej nga Bashkimi Evropian.
Vota më domethënëse ndonjëherë është zhvilluar në orët e vona të ditës së martë, pas një debati disa orësh rreth marrëveshjes për “Brexit”.
Një vendim i tillë ka ardhur edhe pse May u kishte bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj. /Telegrafi/