Qeveria e Sllovenisë informon se ka marrë vendim që të dërgojë në karantinë shtetërore prej 14 ditëve, të gjithë ata që shkojnë në këtë shtet nga Maqedonia e Veriut.
Ky vendim i shtetit slloven vlen për të gjithë, pavarësisht nëse janë shtetas të Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut ose shteteve anëtare të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e rëndë. Të gjithë ata që në Slloveni do të vijnë nga ky shtet, madje edhe shtetasit slloven, duhet të shkojnë në karantinë 14 ditore”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërsa karantina për shtetasit slloven që kthehen në shtëpitë e tyre nga shtetet tjera, është shfuqizuar./Telegrafi/
[MIGRACIJE]
Minister @aleshojs: Tisoč policistov in poostrena kontrola na južni meji je samo začetek. Ta kontrola se bo intenzivno izvajala nepretrgoma. Če bodo številke nezakonitih prehodov rasle, bomo zagotovo spet prišli v parlament s pobudo, da se aktivira vojska.— Ministrstvo za notranje zadeve (@mnz_gov_si) June 7, 2020