Telegrafi

Qeveria e Shqipërisë i jep ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës

Qeveria e Shqipërisë i ka akorduar një ndihmë financiare familjes së Klodian Rashës, i cili u vra  nga zyrtari policorë.

Vendimi është marrë në 11 dhetor dhe ka hyrë në fuqi ditën e sotme.

“Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020,humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetë-fishit të pensionit social, të miratuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993.2.

Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1dhjetor 2020″, thuhet në vendim.

Kujtojmë se pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kishte dhënë dorëheqjen nga detyra.