Qeveria e Serbisë në një takim të ditës së enjte ka shkarkuar Adem Hoxhën nga posti i “Kryetarit të Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Gorës” në Kosovë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, “Hoxha ishte në krye të pushtetit lokal që funksionon në sistemin e Republikës së Serbisë të ngritur në vitin 2013”.
Siç shkruan “Politika”, shkarkimi i tij u konfirmua nga Zyrës për Kosovë, me iniciativën e së cilës thuhet se edhe është shkarkuar “kryetari i komunës më jugore në Kosovë”.
Zyra thotë se në periudhën e ardhshme do të dihet se kush do të trashëgojë Hoxhën në këtë detyrë.
Po siç shkruan tutje “Politika”, Hoxha, deputet i Partisë së Bashkuar Gorane në Kuvendin e Kosovës, nga banorët goranë, “ka një kohë që akuzohet se është duke punuar në dëm të tyre si dhe të Beogradit”.
Dhe lëvizja e “papëlqyer” nga Beogradi e Hoxhës ka qenë një ditë më parë, ku siç thuhet, në festimin tradicional të Shën Gjergjit ai priti përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës. /Telegrafi/