Site icon Telegrafi

Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët që instalojnë panele fotovoltaikë

Energjia elektrike nga panelet fotovoltaike që do t’i vendosen qytetarët nëpër çatitë e shtëpive dhe ndërtesave, do të mund të përdoret për përdorim shtëpiak, por edhe të shitet në tregun e lirë të rrymës. Qytetarët do të mund ta shesin rrymën e tepërt tek furnizuesi i energjisë elektrike me të cilin do të nënshkruajnë kontratë. Më pas, kompania amvisërive do t’ua zvogëlojë faturat në vlerën e energjisë elektrike që është lëshuar në qarkullim. Ekziston mundësia që qytetarët të shesin rrymën me para, por përvojat nga jashtë thonë se është më mirë të llogariten faturat në baza mujore ose vjetore, në varësi të energjisë elektrike që amvisëritë e vendosin në treg.

“Energjia elektrike e prodhuar nga paneli fotovoltaik i amvisërisë, duhet të merret parasysh gjatë përgatitjes së faturës së energjisë elektrike nga furnizuesi. Gjegjësisht, vetëm në pjesën e furnizimit me rrymë”, deklaroi Marko Bislimovski- kryetar i Komisionit Rregullator të Energjisë

KRE-ja thotë se gjatë muajve të verës është e mundur që amvisëritë të lëshojnë në qarkullim më shumë energji elektrike në treg sesa do të përdorin nga furnizuesi nga i cili marrin energji elektrike. Përndryshe, investimi lëviz nga 600 deri në 700 euro për kilovat, që do të thotë se për të instaluar maksimum katër kilovat, nevojiten gati tre mijë euro. Dy ditë më parë nga Qeveria njoftuan se do të mbulojnë një pjesë të kostove të qytetarëve të cilët do të instalojnë panele në shtëpi.

“Rimbursim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kW për konsum personal për amvisëritë, në ndërtesë në të cilën ka të drejtën e pronësisë ose përdorimit, deri në 30%, por jo më shumë se 62,000 denarë për familje për vitin 20212 thonë nga Qeveria.

Për këtë masë, janë siguruar gjithsej 8,000,000 denarë për subvencione. Bislimovski beson se me 1,200 deri 1,500 orë punë të fotovoltaikut në nivel vjetor, për disa vjet, investimi do të paguhet. Në ndërtesat e banimit, KRE-ja thotë se nuk është fitimprurëse instalimi i fotovoltaikëve sepse banesat janë me numëratorë të posaçëm dhe investimi do të ishte shumë më i lartë. Por ekziston mundësi për të instaluar fotovoltaik në ndërtesë banimi, ku energjia elektrike mund të përdoret për hapësira të përbashkëta, të siç janë hyrja, ashensorët, bodrumi, etj./Alsat/

Exit mobile version