Në seancën e sotme, Qeveria miratoi vendimin për ndryshim dhe plotësim të vendimit për hapjen e xhirollogarive të veçantë të dedikuar për personat të cilët nuk i azhurnuan të dhënat brenda afatit të përcaktuar ligjërisht dhe të cilët për këtë arsye nuk ishin në listën për mbështetje financiare të qytetarëve.
Në këtë kategori të qytetarëve përfshihen persona me të ardhura të ulëta, përfitues pensioni, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore të të moshuarve, të rinj, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kulturore dhe artistë të estradës./Telegrafi/