Qeveria njofton se arsyeja e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski, është për shkak të “sjelljes joprofesionale”.
“Sipas nenit 10, paragrafi 1 i Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (ISHT) sipas të cilit Qeveria emëron dhe shkarkon drejtorin e ISHT-së, në seancën e sotme Qeveria shkarkoi Stojko Paunovski nga pozita e drejtorit të ISHT-së, për shkak të sjelljes joprofesionale.
Ky vendim konsensual u mor në përputhje me Kodin e Etikës për anëtarët e Qeverisë dhe mbajtësit e funksioneve publike të emëruar nga qeveria dhe ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/