Telegrafi

Qeveria e RMV-së: Nuk kemi borxh ndaj NTP-së

Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NTP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Transport Publik.

Nga atje thonë se gjendja në të cilët ndodhet NTP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur.

Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin dimëror 2021-2022, studentët nuk kanë vijuar mësimet me prezencë fizike.

Me normalizimin e mësimdhënies me prezencë fizike, sigurisht që Buxheti i Shtetit për vitin 2023 do të parashikojë fonde për transportin e nxënësve.