Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes është marrë vendim që të dërgohen 36 pjesëtarë të rinj të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Batalioni për Operacione Speciale, për të marrë pjesë në një operacion humanitar në Republikën e Turqisë.
Gjithashtu u mor vendim për dërgimin e 32 personave të rinj nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, pjesëtarë të Forcave Republikane për Mbrojtje dhe Shpëtim, për të marrë pjesë në ofrimin e ndihmës për Republikën e Turqisë në sanimin e pasojave të tërmetit.
Sipas informacioneve nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, janë dërguar pajisje komplete të specializuara dhe mjete materialo-teknike për kërkim-shpëtim nga rrënojat, 10 automjete për transportin e pajisjeve dhe njerëzve./Telegrafi/