Site icon Telegrafi

Qeveria e RMV-së miratoi 854 milionë denarë për Trikaftën në dy vitet e ardhshme

Ministria e Shëndetësisë njofton se në seancën e sotme të qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar Informata për dhënien e pëlqimit për ndërmarrjen e obligimeve, për blerjen e terapisë së kombinuar me ilaçin Kaftrio dhe ilaçin Kalydeco, për pacientët me fibrozë cistike në Maqedoninë e Veriut, për pagesën e së cilës kërkohet përdorimi i mjeteve buxhetore, njoftojnë nga MSH.

“Qeveria ka dhënë pëlqimin për të ndërmarrë detyrime në programet e mbuluara nga pjesa zhvillimore e buxhetit, për pagesën e të cilave kërkohet shfrytëzimi i mjeteve buxhetore në vitin 2024 dhe 2025 të Ministrisë së Shëndetësisë, për blerjen e terapisë së tillë të kombinuar, në vlerë totale prej 854.549.942,40 denarë.

Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë që t’i paraqesë Qeverisë propozimin e programit për ofrimin e terapisë për pacientët me fibrozë cistike, për vitin 2024”, njoftojnë nga MSH.

Ilaçi, shtojnë nga atje, është i aprovuar nga Agjencia Mjekësore Evropiane dhe efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm dhe përdoret si terapi standarde për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike mbi moshën 6 vjeç./Telegrafi/

Exit mobile version