Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se anëtarët e grupit të punës i përbërë nga këshilltarë ekspertë të kryeministrit, përfaqësues të FSSH-së, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Shoqata e Fibrozës Cistike, sot përcaktuan Propozimin – dispozitat ligjore për prokurimin e të gjithë ilaçeve të këtij lloji, duke përfshirë ilaçin “Trikafta”.
“Pasi ekspertët në takimin e sotëm i shpjeguan qëndrimet e tyre lidhur me Propozim-amendamentet, me shpejtësi u harmonizuan projekt-dispozitat për ligjin për barnat dhe pajisjet mjekësore dhe ligjin për sigurimin shëndetësor, i cili specifikon llojin e procedurës që do të zbatohet, bazuar në të kontrata të veçanta për blerjen e ilaçit, të cilat do të sigurojnë çmime më të favorshme”.
“Me këtë shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme për pacientët që vuajnë nga fibroza cistike përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e ilaçit”, njoftojnë nga Qeveria.