Telegrafi

Qeveria e RMV-së dhe kompania e telekomunikimit “4iG” nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Qeveria dhe Grupi “4iG”, një nga kompanitë lidere të TIK-ut në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor, nënshkruan sot në Shkup një Memorandum Mirëkuptimi për të përshpejtuar transformimin dixhital në Maqedoni në aspektin ekonomik dhe infrastrukturës, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Memorandumi, theksojnë nga Qeveria, i cili është bazë për bashkëpunim afatgjatë ndërmjet Qeverisë dhe Grupit “4iG”, thekson mundësitë që Grupi “4iG” të hyjë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni dhe identifikon fushat strategjike për zhvillimin e ardhshëm të shërbimeve të telekomunikacionit dhe infrastrukturës në vend.

Memorandumin e mirëkuptimit e nënshkruan zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski dhe kryetari i grupit “4iG” Gellert Zazai.

“Dokumenti, i cili vendos themelet për bashkëpunim afatgjatë ndërmjet dy palëve, thekson mundësitë e Grupit “4iG” për të hyrë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni dhe përcakton qëllimet e përbashkëta për bashkëpunimin e ardhshëm, përkatësisht:

Përmirësimi i përvojës së klientit duke prezantuar teknologjitë më të fundit celulare dhe broadband për të ofruar shërbime komunikimi dhe interneti më të shpejtë dhe më të besueshëm.

Realizimi i investimeve në teknologjitë më të mira të bazuara në 5G, IoT dhe inteligjencë artificiale për zhvillimin e ekosistemit digjital në Maqedoni, duke pasur parasysh përkushtimin e Qeverisë për iniciativën “Rrjeti i pastër”.

Hapja e vendeve të reja dhe cilësore të vendeve të punës nëpërmjet krijimit të zyrave rajonale dhe qendrave operacionale që do të synojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë.

Minimizimi i ndikimit në mjedis dhe mbështetja e nismave të gjelbra, stimulimi i inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe sipërmarrjes në partneritet me subjektet ekonomike vendase”, thuhet në njoftim.

Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar ndërmjet Qeverisë dhe Grupit “4iG”, shtojnë nga atje, është plotësisht në përputhje me “Planin e Qëndrueshmërisë së Maqedonisë 2030” dhe përkushtimin e shtetit në programin “Rrjeti i pastër”./Telegrafi/