Site icon Telegrafi

Qeveria e RM kryen kontrollë financiare mbi ndërmarrjet shtetërore dhe publike në vend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë morri nën kontroll punën e rreth 30 ndërmarrjeve shtetërore dhe publike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në llogaritë e tyre përfundimtare për vitin 2016 mungojnë të dhëna për atë se ku dhe me miratimin e kujt janë harxhuar shuma milionëshe nga buxheti i këtyre ndërmarrjeve.

Edhe krahas kërkesave të shumta deri te këto ndërmarrje për dorëzim të dëshmive, ato me javë e vonojnë këtë procedurë. Në llogaritë përfundimtare ka norma jologjike për mënyrën se si janv harxhuar paratë. Institucionet kompetente duhet të vvrtetojnë ku kanë përfunduar ato para, u shpreh Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Inspekcioni i financave tani më gjashtë javë kontrollon punën e QTQ përderisa në krye të saj ishte Ago Abazovski. Nga rezervat e detyrueshme të kësaj shoqate aksionare mungojnë 110 milionë denarë ose rreth 1.8 milionë euro.

QTQ është në gjendje të keqe mbi një dekadë, por udhëheqësia e saj premton se Qendra më e vjetër tregtare do ta kthejë identitetin e vet, duke u përmirësuar ndiçimi, higjiena dhe do të kthehen firmat e njohura.

Në NP Pyjet e Maqedonisë nuk dihet se ku kanë përfunduar 850 mijë euro nga llogaria e saj dhe pas urdhërit të Qeverisë, Ministria e drejtësisë ka vërtetuar se paratë kanë përfunduar në llogarinë e një përmbaruesi në Dellçevë.

Për shkak të këtyre dhe gjendjeve të ngjashme, menaxhuesit nuk mund të shpallin raporte të qarta, thotë Rashkovski dhe për këtë shkak Qeveria nuk mund t’i miratojë llogaritë përfundimtare të ndërmarrjeve./Telegrafi/

Exit mobile version