Qeveria në seancën e sotme vendosi ta kthejë në procedurë kuvendore Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, me propozim të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Vendimi, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, është miratuar për shkak se për këtë Propozim-ligj nuk ka pasur mendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria në seancën e sotme poashtu, e shqyrtoi Informacionin për vijimin e aktiviteteve për realizimin e projektit “Fluturime të lira për qytetarët e Maqedonisë” për periudhën e viteve 2015-2018.
Informacioni është shqyrtuar me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në këtë seancë do të prezantojë edhe infromacionin për rrjedhën dhe progresin e aktiviteteve për ndërtimin e kargo-aeroportit “Filipi i Dytë” në Shtip.
Qeveria në seancën e sotme e miratoi informacionin për veprim sipas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, të dërguara deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Qeveria, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, i ka obliguar institucionet dikasteriale që t’i zbatojnë dhe të veprojnë sipas kërkesave, vërejtjeve dhe rekomandimeve të dërguara deri te ata nga Avokati i Popullit./Telegrafi/