Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Qeveria e Republikës së Maqedonisë thotë se “obligimet dhe përgjegjësitë tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, si dhe para qytetarëve, Qeveria e Maqedonisë të gjitha i përmbush, duke kyçur edhe obligimet për përgjigjet e rregullta të pyetjeve të deputetëve”.
Mes tjerash, në kumtesë thuhet se “Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë rregullisht merr pjesë në seancat e kuvendore dhe merr përgjegjësinë e plotë për të drejtuar Qeverinë në të gjitha fushat dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të deputetëve.
Këto obligime i përmbushin dhe të gjithë të tjerët, ministra dhe zëvendës ministra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Ndonjëherë obligimet e tyre, vizitat e punës dhe angazhimet zyrtare në teren bien së bashku me seancat kuvendore të dedikuara për pyetjen e deputetëve. Në situata të tilla obligimet kryhen sipas procedurës së ndërrimit të përshtatshëm ose për përgjigje me shkrim të pyetjeve të deputetëve në kohë sa më të shkurtër.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e vetëdijshme për sjellje ndaj Kuvendit, të cilën qytetarët e vendit e presin nga institucionet dhe nga subjektet politike relative.” /Telegrafi/